E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres virozat cdo dite cojne ne spital mbi 300 femije

Si te kujdeseni ndaj virozave stinore

Virozat e stines kane 4-fishuar numrin e vizitave ne urgjencen e Pediatrise ne Durres. Gjate ketyre diteve kane kerkuar ndihme mjekesore afro 3500 femije nga qyteti dhe zonat periferike. Shefi i spitalit te Pediatrise Dhimitraq Gjergo deklaroi per standard se krahas dublimit te mjekut ne repartin e pranimit te urgjencave si dhe vendosjes se nje infermiereje per cdo turn ne kete repart jane caktuar edhe mjeke te gatshem spitali i femijeve ka 12 mjeke dhe nje ekip te kualifikuar mjekesor te mesem.

Gjergo tha Ne javet e para te shtatorit statistikat e vizitave ne repartin e pranimit jane me shume se dyfishuar krahasuar me muajin e kaluar nderkohe eshte verejtur nje rritje e ndjeshme e te semureve.Gjate muajve gusht-shtator jane kryer 2333 vizita ne urgjence si dhe 867 vizita te tjera ne repartin e rehidrimit ditor. Per shkak te komplikacioneve shendetesore 222 femije jane vendosur nen regjim spitalor kurse pjesa tjeter pas trajtimit ne spital jane larguar per ne banese rezultojne 2544 femije te vizituar nderkohe qe shefi i Pediatrise z. Gjergo ka theksuar Situata eshte nen kontroll te plote.

Sipas tij Ne dite te zakonshme dhe ne nje stine pa probleme per femijet mjeket realizojne ne urgjence mesatarisht 60 vizita ne 24 ore kurse ne keto dite te tetorit paraqesin komplikacione dhe kerkojne trajtim te menjehershem afro 300 femije ne 24 ore. Ne kete spital vine edhe femije ne gjendje kritike nderkohe qe Gjergo ka deklaruar se nje ekip me mjek dhe personel te mesem eshte ne gatishmeri ne reanimacion.

Per te perballuar cdo te papritur 12 shtreter ne repartin e urgjences nga 6 shtreter ne nje situate normale. Femijet paraqesin probleme te crregullimeve gastrointesinale me origjine virale ndersa ne Pediatri thuhet se nuk ka asnje shqetesim lidhur me ndonje tendence te shtimit te numrit te te prekurve nga dizenteria apo hepatiti.

Per ekipin e mjekeve ne Durres gjendja e nje femije te prekur nga viroza shoqerohet me te vjella diarre rritje te temperatures se trupit deri ne 39-40 grade por qe per bluzat e bardha nuk paraqet asnje gjendje te pasigurt pasi pas 3-4 ditesh gjendja shendetesore e femijes kthehet ne normalitet. Ne repartin e rehidrimit ne Durres marrin infuzione deri ne 80 femije brenda dite nderkohe qe reparte te tilla jane ne gjendje gatishmerie dhe funksionojne pa nderprerje edhe ne Plazh Shkozet e Spitalle.

Mbeshtetur ne pohimet e shefit te spitalit te Pediatrise ne repartin e urgjences si dhe ne spital ka nje furnizim te bollshem me medikamente mjekesore si me antibiotike dhe me solucione rehidrimi. Ne sot kemi te shfrytezuar vetem gjysmen e kapacitetit qe ka pavijoni i Pediatrise dhe kjo deshmon se gjithcka eshte nen kontroll - ka deklaruar Gjergo.

Ajo qe shqeteson ekipin e mjekeve dhe vecanerisht shefin e Pediatrise ka te beje me tendencen e prinderve per te trajtuar pa recete femijet e semure apo per te diktuar tek bluzat e bardha lidhur me receten emergjente qe duhet te perdore ne urgjence. Ne jemi akoma larg nje komunikimi serioz mes pacientit dhe mjekut - tha Gjergo.

Sipas tij ka shume prinder qe u bejne analgine femijeve pa asnje keshille mjekesore nderkohe qe vete mjeket keshillojne qe analgina te mos perdoret ne asnje rast. Ceshtje qe preokupon bluzat e bardha eshte edhe higjiena e femijes dhe familjes si dhe kujdesi i prinderve ne menyren se si veshin femijen apo si e trajtojne nga ana e higjienes se ushqimit fjetjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›