Bllokohen kasat, pompat e karburanteve jashtë standardeve
07/03/2010 Korçë, tatimet kërkojnë zëvendësimin e teknologjisë së vjetërsuar
Pajisja e subjekteve me TVSH me kasën elektronike regjistruese fiskale ka nxjerrë në pah se në qarkun e Korçës, subjektet e tregtimit të karburanteve me pakicë operojnë me pompa të një teknologjie jo të përparuar. Gjithçka është evidentuar gjatë një kontrolli që Drejtoria rajonale e Tatimeve ka ushtruar mbi këto subjekte. Nga burime pranë kësaj drejtorie bëhet e ditur se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë një teknologji bashkëkohore. Për këtë arsye, subjektet në fjalë, kanë mbetur të papajisura me kasën elektronike fiskale, pasi kjo teknologji nuk është e përshtatshme për këto lloj kasash që do të instalohen, ose më konkretisht, ato nuk mund të instalohen për këto lloj pompash, sepse nuk janë funksionale. Megjithatë, këto subjekte nuk mund të mbeten jashtë instalimit të kasave regjistruese. Nga ana e Drejtorisë së Tatimeve këtyre bizneseve u është kërkuar zëvendësimi i pajisjeve me një teknologji tjetër më të avancuar, madje u janë lënë detyra për të realizuar këtë kriter brenda të gjitha fateve të përcaktuara, në të kundërt ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese, të cilat shkojnë nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë, por që edhe pas pagimit të gjobës, sërish kërkohet vendosja e kasës elektronike. Megjithatë, ndërrimi i teknologjisë duket se nuk është pritur mirë nga subjektet e tregtimit të karburanteve me pakicë, pasi, sipas tyre, zëvendësimi i pompave aktuale me të tjera, për ta konsiderohet një kosto e madhe. Vepror Hasani