Shtyhet gjyqi i vrasësit të 3 vëllezërve, mungon avokati
07/03/2010 Besim Karaj kërkon avokat nga shteti: Nuk kam mundësi ekonomike, shtyhet seanca më 17 mars
Seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Besim Karaj, vrasësit të tre vëllezërve nga fshati Vidohovë i rrethit Devoll, nuk mundi të realizohej, pasi mungonte avokati mbrojtës i të pandehurit. Mësohet se avokati nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë seancë për arsye shëndetësore, por që me sa dukej ai nuk do të ishte i pranishëm edhe në seancat e tjera të gjykimit. Për këtë arsye, gjykimi u shty për seancën e radhës në datë 17 mars.
I akuzuari
Pavarësisht nga mungesa e mbrojtjes, vetë i pandehuri që në seancën e parë, kur u njoh me akuzën i kërkoi trupit gjykues t’i sigurohej një avokat nga shteti, pasi ai nuk ishte në gjendje të tillë ekonomike që mund të përballonte shpenzimet e një avokati të përzgjedhur nga vetë ai. Besim Karaj ka theksuar vazhdimisht se ndihet mjaft i varfër nga ana ekonomike, madje ai ka kërkuar edhe përshpejtimin e gjykimit, pasi krimi i kryer është pranuar nga ana e tij. Nisur edhe nga kërkesat e të pandehurit, trupi gjykues i kryesuar nga Gjergji Koço, e shtyu seancën e radhës për në datë 17 mars, kohë kjo e mjaftueshme që të akuzuarit t’i sigurohet një avokat mbrojtës. Tashmë siç dihet, i pandehuri Besim Karaj la të vrarë me armë zjarri, për motive xhelozie, tre vëllezërit: Taulant Xhevahir Mulliri 23 vjeç; Xheljan Xhevair Mulliri i datëlindjes 26 vjeç, si dhe Edelvan Xhevair Mulliri 18 vjeç, që të tre lindur dhe banues në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll. Karaj akuzohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 79, germa “dh” dhe 278/4 të Kodit Penal.