Bllokohen lojra fati, nuk përmbushin standardet
Gjatë një aksioni mesditën e kësaj të premteje Njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit, ka bllokuar 75 makineri elektronike. Shkak për këtë është bërë mungesa e certifikimit dhe përmbushjes së standarteve të reja, për këto lojra.
TIRANE- Njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit, ka bllokuar gjatë një aksioni mesditën e së premtes 75 makineri elektronike te Regency Casino. Shkak për këtë është bërë mungesa e certifikimit dhe përmbushjes së standarteve të reja, për këto lojra. Specialistë nga kjo njësi mbikëqyrëse, sqarojnë se në 15 korrik të këtij viti, skadoi edhe afati 6 mujor gjatë të cilit sipas ligjit të ri për këtë lloj aktiviteti, duhej të përfundonte certifikimi i të gjitha makinerive elektronike në kazino apo në sallat e lojrave të fatit në të gjithë vendin.
Njësia mbikëqyrëse e lojrave të fatit ka nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi, për bllokimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të padeklaruara apo që nuk përmbushin standartet. Specialistët e njësisë mbikqyrëse sqarojnë se certifikimi i makinerive elektronike ka të bëjë me një sërë kushtesh teknike, të cilat mbi të gjitha i ofrojnë lojtarit mbrojte maksimale, ndaj çdo forme të abuzivizmit nga zotëruesi i makinerive. (a.r/news24/balkanweb)