Vetëdorëzohet shoku i të vrarit gjatë lojës me armën
I riu ka deklaruar në polici se vrasjen e ka kryer nga pakujdesia duke luajtur me armën, kurse policia "ndryshon" versionin e një dite më parë, nga vrasje aksidentale në vrasje me dashje.
TIRANE- Vetëdorëzohet në polici Arben Basha, personi i cili u dyshua se kishte marrë armën me të cilën Donald Prengapuca kishte vrarë shokun Edvil Koço. Arbeni ka treguar edhe vendndodhjen e armës, që është gjetur në lokalin ngjitur dyqanit të Pengapucas dhe që sipas policisë nuk rezulton të jetë larguar apo fshehur prej tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 16:00, tek pallatet 'Hawai', në Laprakë, kur Donaldi, Edvili, Arbeni dhe një person tjetër kanë qenë duke luajtur tavëll. Vetë Donaldi ka deklaruar në polici se vrasjen e ka kryer nga pakujdesia duke luajtur me armën, kurse policia "ndryshon" versionin e një dite më parë, nga vrasje aksidentale në vrasje me dashje.
(s.g/BalkanWeb)