E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen në Durrës 5 plazhe private

5 plazhe private janë bllokuar ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ato kishin zënë hapësirat publike dhe ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Kontrollet janë ushtruar nga policia e Rendit në bashkëpunim me atë Tatimore, zyrën Rajonale të Mjedisit si dhe me komunën Rrashbull.

Po ashtu nga kontrollet e ushtruara në këto plazhe janë sekuestruar edhe 100 shazllone dhe çadra. Policia në bashkëpunim me insitucionet e tjera vijon kontrollet në gjatësinë e plazhit. ajtësinë e plazhit. Kontrollet janë ushtruar në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›