Thaçi informon Jahjagën për marrëveshjet Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Sipas mediave kosovare, mësohet se dy krerët e shtetit kosovar, kanë biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Presidentes Atifete Jahjaga.
Gjatë këtij takimi kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi Presidentes Jahjaga konkluzionet përfundimet e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për pajtueshmërinë e arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të zhvilluar në Bruksel.