Bllokohen ne Follorine 4 emigrante nga Tirana
Korce- Kater te rinj te moshes 16-20 vjec nga Tirana, rezultojne te jene bllokuar ne malin e Follorines, zone kufitare e Korces me Greqine. Debora e rene gjate dites se djeshme, ka krijuar veshtiresi edhe per emigrantet, qe tentojne kalimin e kufirit pa dokumente. Urim Koci, nje i aferm i Ajet Kocit, ka denoncuar dje ne nje prej televizionet lokale humbjen e grupit prej kater te rinjsh, qe ishin nisur dy dite me pare drejt Greqise. "Kemi humbur kontaktet telefonike dhe ne biseden e fundit, mesuam se kishte rene shume debore ne malet e Korces dhe jane bllokuar", ka thene Koci, duke apeluar per ndihmen e policise. Burime nga Policia e Korces, bene me dije se po marrin kontakte me homologet e tyre per te nisur kerkimet ne kufi. Mendohet se te rinjte, mund ta kene kaluar kufirin dhe se ndodhen ne nje zone te thelle te Greqise. Pala greke sipas zyrtareve te policise, ka premtuar nisjen e operacionit te kerkim-shpetimit.
D.Z.
D.Z.