Zbulohet vjedhja e shtate "Benz"-ave
TIRANE - Vjedhja e dhjetera makinave ka filluar te marre emer. Policia e Tiranes tha dje se, ka zbardhur vjedhjet e disa 7 makinave te llojit "Mercedez Benz", ne rrethin e Durresit. Burimet zyrtare thane dje se, seksioni Kunder Vjedhjeve te Automjeteve, ne vijimesi te operacionit te koduar "Anteo", ku u vendosen nen pranga, Arjan Zefin, 20 vjec, Urim Jella, 27 vjec, Enver dhe Pellumb Stafuka, 42 vjec dhe 37 vjec, te dy lindur dhe banues ne Fushe Kruje, si dhe nje person ne "arrest shtepie", kane zbuluar dhe vjedhjen e disa makinave te tjera nga ato. Deri me tani, policia ka sekuestruar 31 automjete te markes "Mercedez Benz", te vjedhura nga te ndaluarit. Gjithashtu jane sekuestruar dhe nje sere pjesesh te ndryshme automjetesh te cmontuara. A. Cena