E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen nga Spanja, trafikantja e vajzave

TIRANE - E denuar ne mungese nga gjykata me 15 vjet heqje lirie, nen akuzen e "trafikimit te te miturve", eshte sjelle me pranga ne duar nga Spanja, Valmira Mahmutaj. Kjo e fundit eshte denuar dhe me 600 mije leke gjobe. Burime te zyrtare te Policise se Shtetit, kane bere te ditur gjate dites se djeshme ne oret e para te mengjesit eshte bere ekstradimi i Valmira Mahmutaj, 24 vjece, banore e fshatit Karkanjoz ne rrethin e Beratit. Sipas policise, eshte bere e ditur se arrestimi i 24-vjecares u mundesua nga Interpol Tirana ne Spanje, ku 24-vjecarja jetonte prej disa vitesh.

Pasi ishte shpallur ne kerkim, Valmira Mahmutaj kishte humbur gjurmet. Pas disa kohe hetimesh, policia ka bere te mundur gjetjen e saj. Rezultonte se 24-vjecarja kishte emigruar ne Spanje. Ne bashkepunim me Interpolin Madridin, ajo eshte prangosur dhe ekstraduar ne drejtim te vendit tone, ku do te vuaje denimin e dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda. Sjella e saj me pranga ne duar, eshte bere rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem. 24-vjecarja ka mberritur ne Shqiperi nga ku me pas eshte derguar ne paraburgimin 313, ne Tirane, ku do te qendroje deri ne njohjen e saj me vendimin e dhene nga drejtesia.

Ka qene Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane, qe ka denuar ne mungese me 15 vjet burg dhe 600 mije leke gjobe, 24-vjecaren per vepren penale te " trafikimit te te miturve". Gjykata e Krimeve te Renda me vendim numer 34 te dates 12 shtator te vitit 2006, e ka denuar ne mungese beratasen. Ne muajin dhjetor te vitit 2005 ajo mesohet se ka rekrutuar dhe ka transportuar drejt Sarandes, dy te mitura me qellim prostitucioni. Kane qene prinderit e dy vajzave me inicialet A. K., 14 vjece dhe M. E., 13 vjece, banore te fshatrave te komunes Roshnik ne rrethin e Beratit, te cilet kane denoncuar bashkefshataren e tyre Mahmutaj, per rekrutimin dhe transportim drejt Sarandes te vajzave, me qellim prostitucioni. Mahmutaj pasi i kish bindur bashkefshataret e saj, se do t'i conte drejt Greqise per nje jete me te mire, ka mundesuar transportimin e tyre drejt qytetit te Sarandes nga ku me pas do te shkonin ne Greqi, per qellime prostitucioni.

Per kete ngjarje kane nisur hetimet ne Prokurorine e Krimeve te Renda, pasi beratasja ka rezultuar te jete pjese e nje grupi trafikantesh te te miturave, drejt Greqise. Pas disa muaj hetimesh, ceshtja ne ngarkim te beratases ka mberritur per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda, gjykate e cila ka denuar ne mungese me 15 vjet burg, beratasen. Kjo e fundit pas shpalljes ne kerkim ka rezultuar te kete emigruar drejt Spanjes, nga ku u ekstradua mengjesin e djeshem per vuajtjen e denimit.

A. Cena/ E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›