Te kerkuar nga FBI, ekstradohen drejt SHBA dy vellezer nga Shkodra
TIRANE - Dy vellezer nga Shkodra jane ekstraduar ne drejtim te SHBA-se, pasi kerkohen per trafik te lendeve narkotike. Policia e Shtetit, beri te ditur gjate dites se djeshme se, ne oret e para te mengjesit, jane ekstraduar nga Shqiperia drejt Shteteve te Bashkuara, dy vellezer nga Shkodra. Per Fatbardh dhe Verjan Shtizen, ne qershor te 2006-es, gjykata e distriktit te Nju Xhersit, leshoi urdher-arrestimin per vepren penale te "mbajtjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike". Ata Ishin shpallur ne kerkim nderkombetar per llogari te FBI-se dhe pasi jane vene ne pranga nga drejtesia shqiptare, jane ekstraduar drejt SHBA-se. Dy vellezer shkodrane jane arrestuar per llogari te FBI-se, ne qytetin e Shkodres me shume se tre muaj me pare dhe jane ekstraduar dje heret ne mengjes, drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bene te ditur dje se, Fatbardh dhe Verjan Shtiza, perkatesisht 37 dhe 30 vjec nga qyteti i Shkodres, do te gjykohen ne Nju Xhersi per vepren penale te "Mbajtjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike".
Sipas te njejtave burime, mesohet se dy vellezerit u arrestuan ne qytetin verior te Shkodres ne 4 dhjetor te vitit te kaluar, me qellim ekstradimin e tyre drejt SHBA-se. Nderkohe qe ne daten 24 qershor 2008, Gjykata e Distriktit te Nju Xhersit (SHBA), ka leshuar urdhrin e arrestit numer 08-4190 per dy te kete kerkuarit, te dyshuar per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike. Ministria e Drejtesise, ka miratuar pak dite me pare ekstradimin e tyre brenda dites se djeshme.
A. Cena