E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja me nje femer, kanos prinderit pse ishin kunder

BERAT- Refuzimi i lidhjes me nje vajze, nuk i ka pelqyer prinderve te 39-vjecarit Ilirjan Dyli, por mosmarreveshjet kane cuar situaten deri ne kanosje. Policia e Beratit beri arrestimin e te riut pas denoncimit te ciftit te moshuar, se ishin kercenuar me jete nga djali i tyre. Burime zyrtare thane se Ilirjan Dyli, do te perballet me akuzat e "kanosjes", "shkaterrimit te prones" dhe "prishjes se rendit dhe qetesise publike". Ndalimi u be diten e djeshme, kurse ngjarja ka ndodhur dy dite me pare. Kallezimi eshte bere menjehere pas ngjarjes nga i moshuari B. Dyli dhe gruaja e tij D. Dyli, babai dhe nena e te dyshuarit. "Na erdhi ne shtepi dhe na kanosi me jete, duke shkaterruar edhe disa prej orendive, pasi ne kundershtonim lidhjen e tij te fundit", kane thene te moshuarit ne komisariat gjate deponimit te kryer. Ilirjan Dyli mesohet se ka demtuar dhe pronen e nje fqinji, te babait te tij pas grindjes, duke prishur rendin dhe qetesine publike ne lagje. Menjehere pas marrjes se denoncimit, uniformat blu arrestuan 39-vjecarin, i cili do te perballet me tre akuza. Gjate marrjes ne pyetje, i dyshuari ka mohuar qe te kishte kercenuar prinderit e tij dhe ka pohuar lidhjen e re me nje vajze. "Akuza qe me bejne nuk eshte e vertete dhe nuk i kam sulmuar prinderit e mi", ka deshmuar 39-vjecari qe jeton ne Durres.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›