E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr adoleshentesh, nje ne pranga

KAVAJE - Nje adoleshent eshte vene ne pranga, pasi ka plagosur me thike nje bashkemoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur ne Kavaje, dy dite me pare. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se per konsumim te vepres penale te "plagosjes se rende me dashje", Komisariati i Policise Kavaje ka bere arrestimin ne flagrance te te miturit me inicialet V. B., 16 vjec, banues ne kete qytet. Policia tha se, prangosja e tij eshte bere pasi ne afersi te nje fushe minifutbolli, afer nenstacionit elektrik, per motive te dobeta, ka goditur me thike nje bashkemoshatarin e tij, R. L., 17 vjec. Dy adoleshentet ishin zene me njeri-tjetrin pas nje sharjeje. Nderkohe qe i mituri eshte derguar menjehere ne spitalin e Durresit dhe aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten. Burimet zyrtare thane se, per te ndaluarin jane kryer veprimet hetimore dhe dosja me materialet i ka kaluar Prokurorise se Kavajes, per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje". A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›