Bllokohen në vlorë 700 litra pije alkoolike të pa zhdoganuara, penalizohen edhe tregtarët

Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot rreth 700 litra pije të ndryshme alkoolike si dhe një sasi të konsiderueshme vaji e vere, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, ndërkohë që penalizoi 2 tregtarë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se gjatë ditës së sotme u ndërmorr operacioni i koduar “Kantina 1”, i cili u shtri në dy subjekte që dyshohej se prodhonin pije alkoolike, verë dhe vaj ulliri pa licencë. Sipas burimeve, Gramoz Kalemaj dhe Vojnush Hysenaj, të cilët ushtronin këtë aktivitet do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të prodhimit të kundraligjshëm të mallrave ushqimore. Pak ditë më parë, policia e Vlorës bllokoi dy lokale të lojrave të fatit si dhe sekuestroi 7 makina elektronike që shërbenin për këtë aktivitet.
...