Plagos bashkëshorten dhe me pas vetëhelmohet

Ka plagosur me mjete të forta ish-bashkëshorten, me të cilën jetonte në të njëjtën banesë, edhe pse ishin divorcuar prej 17 vjetësh, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë, në lagjen Sheq i Madh të qytetit të Fierit. "Aristotel Çuni, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me mjete të forta ish- bashkëshorten e tij, Valentina Bubullima dhe më pas ka konsumuar fotoksinë", bënë të ditur burime të policisë lokale. 47 vjeçari ka gjetur vdekjen në spitalin e Fierit, megjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore, ndërkohë që ish-gruaja e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se viktima dhe ish-gruaja e tij ndante të njëjtën banesë dhe shkak i ngjarjes mendohet të jenë motivet e pronësisë.
...