Kuvendi miratoi sot ndryshimet në P/Ligjin “Për urbanistikën”

Ndryshimet e miratura në ligjin "Për urbanistikën" synojnë shkurtimin e procedurave të marrjes së lejes si dhe fiksimin e procedurave të marrjes së lejes së ndërtimit brenda një afati të përcaktuar. Kuvendi miratoi në séance e sotme plenare, p/ligjin "për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, "Për urbanistikën", të ndryshuar". Ndër ndryshimet kryesore është ai i afatit të miratimit të lejes së ndërtimit. Sipa këtij p/ligji, ndërtuesit mund të aplikojnë njëkohësisht për shesh dhe leje ndërtimi dhe zyrat e urbanistikës duhet që brenda 45 ditëve të dorëzojnë në KRRT kërkesën e paraqitur nga aplikuesit, përndryshe ajo miratohet automatikisht dhe kalon në këtë organ për shqyrtim. Kur kjo njësi, në përfundim të 35 ditëve, nuk i dërgon kërkuesit njoftimin për mospranimin e shqyrtimit të kërkesës, ose miratimit të vetë lejes së ndërtimit në KRRT, atëherë kërkesa konsiderohet e pranuar në heshtje dhe i gjithë dokumentacioni i përcillet për shqyrtim dhe miratim KRRT-së së bashkisë apo komunës. Por, në rast se në kërkesën e dorëzuar dhe miratuar në heshtje vërehen shkelje të rregullave të urbanistikës, atëherë ajo shpallet e pavlefshme. Në të kundërt, Këshilli i Rregullimit të Territorit duhet që brenda 45 ditëve të dalë me një vendim për dhënien ose jo të lejes së ndërtimit.
...