E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen nga policia 112 kg marihuanë

 

FIER - Bllokohen në banesën e dy kushërinjve në fshatin Gjorgs të Fierit 112 kg marihuanë. Zbulimi i drogës u bë pas nisjes së operacionit të policisë, të koduar "Ëeek-end", i finalizuar pasditen e së premtes. Për më shumë se 1 muaj dy kushërinjtë Muhamet dhe Ylli Musa janë survejuar nga uniformat blu të komisariatit të Fierit për shkak se dyshoheshin për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Dyshimet e ardhura edhe nga banorët çuan në gjetjen e drogës dhe arrestimin e dy personave. Burimet policore kanë bërë të ditur se Ylli dhe Muhamet Musa prej kohësh kishin qenë në vëzhgim, por lëvizjet e ditës së djeshme kanë bërë që dy shtetasit të ndalohen e të kapen me sasinë e drogës. Ende nuk mësohet se për ku ishte destinacioni i bimës narkotike, ndonëse sipas policisë ka dyshime se ajo do të dërgohej në shtetin fqinj, grek. Dy të arrestuarit janë dënuar dhe më parë për kultivim të bimëve narkotike, në sasi të vogël, çka ndikoi në uljen e dënimit për ta. Aktualisht, të dy kushërinjtë janë shoqëruar nga grupet e gatshme të policisë në komisariatin e Fierit. Ky është rasti i parë që nga fillimi i vitit që bllokohet lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.                     m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›