Bllokohen punimet për rrugën e parkut energjetik
20/01/2011 E pamundur të shemben ndërtimet që pengojnë projektin, kanë certifikatë
DURRES- Zbatimi i plotë i projektit për ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Tiranë-Durrës me parkun energjetik në veri të Durrësit është penguar për shkak të pamundësisë për të shembur ndërtimet që pengojnë projektin. Problem është shembja e 48 banesave familjarë, ndërsa pengesë janë bërë edhe gardhe, themele të ndërtuara prej kohësh, mure, kabina të ndryshme, transformatorë ajrorë etj. Në drejtorinë e ALUIZNI-t në Durrës thuhet se banesat që janë bërë objekt shembjeje kanë plotësuar formularët për legalizim madje një pjesë e tyre kanë kaluar të gjithë procedurën dhe presin certifikatën e pronësisë. Në hartën e banesave që do të shemben janë 48 shtëpi, ndërkohë që 44 prej tyre kanë kaluar fazën e legalizimit në pritje të certifikatës. Banorët kanë investuar shuma të mëdha dhe e vetmja mënyrë për të ndërhyrë në këtë zonë është dëmshpërblimi përmes shpronësimit duke detyruar shtetin të kompensojë me para çdo objekt. Rruga në fjalë ka gjatësi 8 km nga autostrada pranë mbikalimit të Shkozetit deri në Porto Romano. Ajo është e gjerë 22 metër dhe parashikohet të kushtojë 1.2 miliardë lekë dhe do të shërbejë për mjetet e rënda, të cilët do të transportojnë materiale e pajisje për në parkun energjetik. Pikërisht në afërsi të Shkozetit, atje ku lidhet rruga me autostradën kanë dalë edhe problemet e mëdha duke shtyrë përfundimin e investimit. Në bazë të ligjit për shpronësime përfitojnë vetëm ata persona që kanë dokumentacion të rregullt, dokumentacion që sot u mungon të gjitha këtyre objekteve, por që gjendet në institucionet shtetërore si në ALUIZNI dhe hipotekë. Ende nuk ka një prononcim zyrtar lidhur me ecurinë e mëtejshme të investimit, ndërsa kanë nisur përpjekjet për të gjetur zgjidhjen në favor edhe të banorëve. Një pjesë e banorëve kanë nisur të shembin vet shtëpitë ngase ata nuk kanë aplikuar për legalizim të banesës, ndërsa të tjerë do të detyrohen të presin përgjigje.
Xh. Gradica