Tafaj ne universitetin e Durres Aplikoni per doktorata

Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj iu ka bere thirrje studenteve dhe pedagogeve te rinj per te aplikuar ne kater programe shume te rendesishme te arsimit te larte, te cilat mbeshtesin kualifikimin e shpejte te tyre.Per hapjen e diteve informative ministria e arsimit dhe shkences ne bashkepunim me zyren TEMPUS ka zgjedhur universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres, te cilin ministri e ka cilesuar nje histori suksesi pas hapjes se shkolles se doktoratures ne fushen e ekonomise.
"Sot mbështesim doktorata në universitete nga më të mirat e botës. Disa prej tyre i kanë përfunduar dhe janë kthyer. Ju ftoj që të aplikoni, sepse ky është programi ynë. Kryeministri Berisha e shpalli këtë program me fond financiar të pakufizuar cka do të thotë të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret do ta fitojnë bursën. Ke të gjithë hapësirën për të shpalosur të gjithë interesin, motivacionin, intelektin, aftësitë, cilësitë cdo gjë. Sepse je i mbështetur nga vendi yt", tha Myqerem Tafaj, minister i MASH.
Programi Tempus, i cili mbeshtetet nga bashkimi evropian dhe qe ka dhene një ndihmese te madhe per universitetet e vendeve postkomuniste, mbeshtet programet Erazmus dhe Zhan Mone, ku studentet dhe pedagoget aplikojne vete ne fusha qe kane te bejne me shume me mardheniet nderkombetare , integrimin evropian etj.
Aleks Kalemasi