Ish-ministri Drirtan Prifti, 30 minuta në Prokurori
20/01/2011 Dorëzon, mjetet me të cilat filmoi dhe përgjoi ish-ortakun Ilir Meta
Prifti, “i dhuron” një lap-top hetuesve të antikorrupsionit
TIRANE-Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në një kohë të shkurtër është paraqitur për të dytën herë në Prokurorinë e Tiranës. Me një çantë të zezë si dhe një lap-top që mbante në dorë, mesditën e djeshme rreth orës 13:00 Prifti ka ngjitur shkallët e Prokurorisë, duke u futur në zyrën e drejtuesit të njësisë antikorrupsion Dritan Reshka. Para këtij të fundit dhe prokurorit Genti Osmani përgjuesi i Ilir Metës ka dorëzuar mjetet me të cilat kishte kryer regjistrimin e bisedës, si orën, video-stilolapsin, por dhe një kompjuter lap top. Nuk dihet me saktësi se çfarë dokumentesh apo pamje filmike janë ruajtur në kompjuterin e administruar si provë, por burime pranë Prokurorisë sqarojnë se thirrja e Dritan Priftit ishte vetëm për të sqaruar disa momente teknike dhe jo për t’u pyetur apo dorëzuar video të tjera. Gjatë qëndrimit prej 30 minutash nën shoqërinë e dy hetuesve, ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht deputeti i Fierit Dritan Prifti ka plotësuar dhe një formular, që bënte fjalë lidhur me sendet personale të vëna në dispozicion të organit të akuzës. Burime pranë kësaj të fundit pohuan se administrimi i materialeve teknologjike që janë përdorur në regjistrimin e video skandalit Meta-Prifti do t’i vihen në dispozicion ekspertit amerikan që do nxjerrë përgjigjen përfundimtare lidhur me vërtetësinë e videos. Lidhur me këtë çështje, njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka marrë të gjitha dokumentet nga METE për hidrocentralin që ishte objekt i bisedës midis Priftit dhe Metës, ndërsa janë marrë dokumente edhe për objektin e “Albpetrol”-it. Për gjatë kësaj kohe grupi i hetimit ka kryer verifikime dhe se pritet që pas daljes së ekspertizës, të thirret për të dëshmuar në Prokurori dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta.
E. Qyno