ZMK padi ndaj CEZ Prokuroria te nise hetimet
Pranë prokurorisë se Tiranës ështe depozituar kallëzimi i parë penal ndaj kompanisë CEZ shpërndarja, nga zyra për mbrojtjen e konsumatorit. Me akuzën se kjo kompani i ka shkaktuar konsumatorëve një dëm prej miliona eurosh, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka kërkuar prokurorisë të fillojë hetimet për faturat e CEZ, si dhe ndaj fakteve që ka bërë publike deputeti socialist Ilir Beqja, por edhe ndaj Entit Rregullator të Energjisë, të cilët duhej të bënin me kohë kallzim penal pranë prokurorisë, ndaj kompanisë CEZ shpërndarja.
"Janë dy nene të kodit penal që sipas akuzave që ka bërë zoti Ilir Beqja, deputet i PS, dhe vendimet që ka marr ERE na ka detyruar ne sot këtu për mos kryerje të detyrës as nga bordi i komisionerëve të ERE-s dhe as nga deputeti i PS Beqja, që të vijnë këtu dhe të bëjnë kallëzimin penal të pabërë nga këto dy palë që përmenda më sipër. Këto dy palë duhen hetuar si dëshmitar që kanë dijeni për vjedhjen e kryer nga CEZ ndaj konsumatorëve shqiptarë në muajt nëntor-dhjetor, nëpërmjet faturave të mashtruara nga CEZ që i ka shpërndarë konsumatorëve shqiptarë, duke futur elemente mashtrues brenda faturave", tha Altin Goxhaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Sipas zyrës për mbojtjen e konsumatorëve, dëmi që i ka shkatuar kompania CEZ shpërndarja klientëve të saj, është realizuar nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike.
Edlira Sulejmani