E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet me ekspertet e ODIHR

Misioni vlerësues i OSCE ODIHR që ndodhet ende në Tiranë, në një takim me kreun e partisë republikanë është njohur me disa shqetësime të tij lidhur me zgjedhjet e 8 majit. Zoti Mediu ka cilësuar si të domosodoshëm dhe si urgjente ndryshimin e kodit zgjedhor, për ta sjellë atë në standardet e procesit të 2007, ku sipas tij asnjë parti nuk shfaqi kundërshtime për rezultatin.

Sipas tij ndryshimet e bëra në 2008 vetëm krijojnë probleme dhe përplasje mes përfaqësueve lokalë dhe për këtë arsye ai theksoi nevojën e ndërhyrjeve të reja në kod dhe se pozita dhe opozita duhet të lënë menjanë mosmarrëveshjet. Kreu republikan ka cilësuar një anomali që duhet të korrigjohet, kufizimin e numrit të vëzhguesve dhe numëruesve të votave që kodi zgjedhorë parashikon për partitë e vogla.

Zoti Mediu i ka përcjellë ekspertëve të OSCE-ODIHR edhe shqetësimin  për  financimi i partive gjate fushatës,ku sipas tij fondet e mëdha që marrin dy  partitë të mëdha krijon crregullime në futjen në garë të partive si të barabartë. Ai ka kërkuar që të merret në kosnideratë  dhe koha televizive, pasi jo rrallë herë partitë e vogla janë penalizuar.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›