Një vit kërkesa për godinën, rektori akuzon bashkinë
20/01/2011 Nuk i jepet trualli për të ngritur godinën e re Universiteti të Durrësit. Flet rektori Mema
DURRES- Depozitimi i kërkesës për leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi që do të mundësojë ngritjen e një godine të re universitare në Durrës ka ndeshur në veprime burokratike. Rektori Mithat Mema ka pohuar se aplikimi është bërë më 17 shkurt të vitit 2010 dhe që nga ajo kohë çështja zvarritet. “Ne nuk duam të akuzojmë askënd, por shtyrja e kërkesës sonë lë shteg për të menduar se pengesa të tilla bëhen nga njerëz që kanë interesa të ngushta”,-ka thënë Mema.
Kërkesa
Toka në të cilën do të ngrehet godina e re për Universitetin e Durrësit është tokë publike ndaj dhe bashkia, si dhe KRRT-ja e ka të lehtë për të vepruar. Por rektori në pohimet e tij ka lënë të dyshohet se ka përpjekje për ta penguar ndërtimin në vendin që tashmë thuajse është përcaktuar përfundimisht. Godina 7-katëshe do të ndërtohet në oborrin e shkollës së mesme të mjeshtërisë sportive pa cenuar sipërfaqen e saj. Janë rreth 2000 m2 sipërfaqe e lirë prej të cilave është parashikuar që ndërtimi i godinës së re do të zërë 1500 m2. Objekti i ri do të jetë 7 kate dhe do të kushtojë rreth 430 milionë lekë, ndërkohë që në këtë fond do të përfshihet edhe pjesa e vet universitetit në cilësinë e bashkëinvestimit. Ka më shumë se 1 vit që Universiteti i Durrësit ka marrë miratimin për ta ndërtuar këtë godinë pikërisht në këtë vend, por bashkia ende nuk e ka dhënë miratimin. Fillimisht është folur për transferimin e Universitetit të Durrësit drejt periferisë së qytetit diku në afërsi të Shën Vlashit në buzë të autostradës Tiranë-Durrës, si dhe në disa vende të tjera. Numri i madh i studentëve, si dhe shtimi fakulteteve në të ardhmen, e ka shtyrë dikasterin qendror të mendojë për godinë dhe mjedisin që do i përshtatet kërkesave në rritje. Sot universiteti numëron rreth 7000 studentë duke përfshirë këtu edhe të rinjtë e filialit në Peshkopi. Rektori Mema ka bërë të ditur se janë realizuar disa takime, si dhe ka një protokoll me shkresa në të cilat sqarohen kërkesat si dhe shqetësimet e shtyrjeve. Mema ka pohuar gjithashtu se për këtë sipërfaqe ka pasur edhe të tjerë të interesuar, ndërkohë që universiteti e kërkon për institucion publik ndryshe nga të tjerë persona e kompani. Sot Fakulteti i Edukimit zhvillon leksione e seminare në mjediset e shkollës së mesme “Leonik Tomeo” në kushte jo shumë të përshtatshme. Çështja duket se do të mbesë pezull edhe për disa kohë ngase rektorati ka të dhëna se shtyrja në miratimin e lejes nuk ka të bëjë aspak me procedurat burokratike. Sipas rektorit Mema, gjithçka që i përket universitetit dhe detyrimeve të këtij institucioni janë në dosjen e aplikuar prej gati një viti. Nëse universiteti nuk do të marrë ndonjë sinjal pozitiv çështja do të kalojë në MASH dhe që andej në qeveri, e cila ka dhënë edhe fondet për të ndërtuar universitetin e ri në Durrës. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka thënë se pengesa nuk vjen prej tyre ngase ka kundërshti nga shkolla për të mos lëshuar territorin e saj që i duhet për mjedise sportive.