Bllokohen tetë gëzhoja predhash, dy në pranga
09/06/2010 U vodhën në një repart ushtarak në Skrapar
BERAT- Policia e Beratit ka bllokuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm një sasi të konsiderueshme prej tetë ton gëzhoja predhash, sasi e cila ishte grabitur në një repart ushtarak dhe do të tregtohej më pas për skrap. Burime të Drejtorisë së Policisë së Beratit bënë me dije se sasi prej tetë ton gëzhojash predhe artilerie 12.7 janë ndaluar rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm në mjetin tip kamion tip “Benz Mercedes” me targa BR: 9163 A, që drejtohej nga Gëzim Peshtanaku, banor i këtij qyteti. Mjeti kamion mësohet se është bllokuar në dalje të qytetit të Beratit dhe mendohet se sasia e gëzhojave do të tregtoheshin për skrap në këtë qytet. Po sipas burimeve të policisë sasia e gëzhojave ishin transportuar nga fshati Bigas i rrethit të Skraparit drejt qytetit të Beratit për t’u tregtuar. Nga hetimet e siguruara në rrugë operative ekspertët e policisë kishin mësuar se një sasi e konsiderueshme gëzhojash ish vjedhur në një repart të Skraparit dhe do të tregtohej në një pikë hekurishtesh në qytetin e Beratit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ekspertët e policisë kanë organizuar punën dhe bënë të mundur ndalimin e 49-vjeçarit Gëzim Peshtanaku, banor i lagjes “Uznovë” në këtë qytet. Gjatë marrjes në pyetje të të ndaluarit policia mësoi se sasia e gëzhojave ishte vjedhur në fshatin Bigas të Skarparit. Ai ka pohuar se e kish blerë sasinë e gëzhojave tek një banor i Çorovodës me qëllim shitjen e tyre për skrap kundrejt një shume prej 206 000 lekësh. Ekspertët e policisë nga të dhënat e Peshtanakut, por dhe hetimet në rrugë operative mësuan se sasia e gëzhojave ishte vjedhur nga Artur Gurri, në repartin e demontimit në fshatin Bigas të komunës Qendër. Policia pas bllokimit të
kësaj sasie po punon për të mësuar se nëse kemi të bëjmë me një trafik gëzhojash apo thjeshtë me një rast sporadik vjedhjeje.