Mori hua 16 mijë dollarë, kthen vetëm gjysmat
09/06/2010 Pronari i një rrobaqepësie në Korçë akuzohet për mashtrim
Shtetasi me kombësi greke shleu vetëm gjysmën e borxhit
KORÇE- Pronari i një rrobaqepësie në qytetin e Korçës dhe konkretisht Christos Kostmidhis, 72 vjeç, tashmë akuzohet për veprën penale të mashtrimit, pasi ky person i kishte marrë hua 16 mijë dollarë një qytetari nga Korça, duke i premtuar se do t’ia shlyente nëpërmjet kësteve, ku në çdo pagesë do të shlyhej një shumë prej 4 mijë dollarësh, por ndërsa Kostmidhis u ka qëndruar besnik premtimeve të tij vetëm në dy këstet e para, pra për shumën 8 mijë dollarë, më pas nuk është treguar i gatshëm t’i përgjigjet me korrektësi huadhënësit. Tashmë edhe pse nga dita e huamarrjes ka kaluar një vit, Kostmidhis ende vazhdon të mos u përgjigjet detyrimeve të tij. Për këtë arsye, i dëmtuari, që në këtë rast është Jorgaq Stoja, 51 vjeç, e ka parë të udhës t’i drejtohet policisë dhe të denoncojë huamarrësin e tij për mashtrim, ndërsa pritet që kjo çështje t’i kalojë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. Ngjarja në fjalë është bërë e ditur nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, të cilat në lidhje me këtë ngjarje sqaruan se, “tashmë për shtetasin Christos Kostmidis 72 vjeç, banues përkohësisht në Korçë, pronar i një rrobaqepësie në qytetin e Korçës janë kryer veprimet hetimore procedurale, në gjendje të lirë për veprën penale të “mashtrimit, sepse në vitin 2009, kishte marrë në formë huaje shumën prej 16 000 dollarësh nga shtetasi Jorgaq Stoja, 51 vjeç, banues në qytetin e Korçës, të cilit deri më tani i ka shlyer vetëm dy këste me nga 4000 dollarë, ndërsa më pas nuk ka qenë i rregullt me pagesat, madje duke mos caktuar një datë fikse për shlyerjen e këtij detyrimi”. Tashmë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, shpjeguan burimet policore.