Hiqet si kushëriri i nuses, tenton t’i grabisë bizhuteritë
09/06/2010 Pikaset nga vjehrra, e denoncon në polici. Shtetasi u përpoq të largohej, arrestohet
KOLONJE- Arben Muska, banor i qytetit të Beratit, ka tentuar të vjedhë bizhuteritë e një nuseje që jetonte në fshatin Bejkovë të rrethit Kolonjë. Për të realizuar këtë skenar, Muska ishte paraqitur në shtëpinë e familjes Shallasi, pra në Bejkovë, ku ai ishte prezantuar si kushëriri i nuses së shtëpisë. Mësohet se këtë gjë atij ia mundësonte mungesa e pranisë së nuses në banesë, që me sa duket ai kishte qenë i informuar për këtë gjë. Dhe ndërsa vazhdonte të qëndronte në këtë banesë, gjithnjë si mik, kishte tentuar të vidhte bizhuteritë e nuses, pra të “kushërirës”, gjatë orëve të vona të natës. Megjithatë, edhe pse loja e tij kishte qenë mjaft e parapërgatitur, gjithçka ishte pikasur nga zonja e shtëpisë ose nga vjehrra e nuses, e cila kishte bërë të mundur dhe dhënien fund të kësaj loje.
Tentativa
E zonja e shtëpisë, Nazime Shallasi, ndërsa kishte penguar “mysafirin” nga Berati të merrte bizhuteritë, në të njëjtën kohë e kishte denoncuar edhe në polici. I gjendur në këto rrethana, njeriu i ardhur nga qyteti i Beratit, ndërsa ishte gjendur përballë me forcat e policisë, nuk kishte pranuar t’u bindej uniformave blu, madje kishte bërë të gjithë përpjekjet për të mos u kapur prej tyre, por së fundi forcat e policisë kishin mundur ta arrestonin atë. Në lidhje me këtë ngjarje burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se dje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Muska, lindur dhe banues në lagjen 30-vjetori në qytetin e Beratit për veprën penale të “vjedhjes nëpërmjet mashtrimit mbetur në tentativë” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, parashikuar nga nenet 143; 22 dhe 242 të Kodit Penal. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë po dje rreth orës 05:00, pasi pikërisht në këtë kohë, shtetasja Nazime Shallas, banuese në fshatin Bejkove të rrethit Kolonjë, kishte bërë kallëzim për shtetasin Arben Muska, i cili sipas deklarimeve të zonjës Shallasi, rreth orës 22.00 të së hënës në mbrëmje kishte tentuar të vjedhë disa bizhuteri në banesën e saj, duke e gënjyer sikur ishte kushëri i nuses së banesës, por që nuk ishte lejuar nga Nazimeja. Ndërkaq, burimet e cituara më sipër bënë të ditur gjithashtu se, shtetasi Muska në momentin e kontaktimit nga forcat e policisë nuk i ishte bindur urdhrit të tyre, por ishte larguar”. Megjithatë, sqaruan burimet në fjalë, pak më vonë u bë e mundur kapja e tij nga forcat e policisë. Tashmë do të jetë Prokuroria ajo që do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.