E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet 300 kg Mariuanë nga Lazarati, 1 në pranga

GJIROKASTER-Plot 300 kilogramë lëndë narkotike e llojit Mariuanë që transportohej nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës sekuestruar dje në mbremje nga një operacion i antidrogës në Gjirokastër. Në pranga ka rënë një person ndërsa pu punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij në trafikimin e lëndëve të ndaluara narkotike.

Drejtoria e Policisë së Qarkut, Gjirokastër ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00 Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në këtë drejtori kanë marrë informacion në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme lënde narkotike do të transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni u organnizua puna dhe u ngritën shërbime në aksin rrugor Kordhocë –Jorgucat.
Rreth orës 21.20 minuta në aksin rrugor nacional Gjirokastër- Sarandë , mbi urën e fshatit Dervicjan, u konstatua një automjet Fuoristradë, tip JEEP që dyshohej se po transportonte lëndën narkotike.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë bllokuar rrugën për të ndaluar automjetin , por drejtuesi i automejtit porsa ka parë policinë, nuk ka ndalur, por ka shtuar shpejtësinë akoma më shumë ku dhe ka tentuar të godasë edhe automjetin e shërbimeve të policisë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.
Megjithatë, Agjentët dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve menjëherë i janë vënë në ndjekje , ku pas dy - tre minutash automjeti si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe motit shumë të keq me stuhi, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Dervicjan.
Pikërisht në këtë moment u arrestua drejtuesi i automjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Në vendngjarje mbërriti edhe grupi hetimor ku ka konstatuar automjeti ishte pa sedilje të pasme dhe ishte i mbushur plot me poko të mbështjella me letër natriban në formë cilindrike të mbuluara me çanta shpine të zeza si dhe një çantë e madhe shpine edhe kjo e mbushur me pako të tilla, ku brenda tyre kishtë lëndë narkotike, Mariuanë.
Nga kqyrja dhe numërimi i pakove rezultoi se në automjet kishte 285 pako me peshë një kilogramë secila dhe 3 pako me peshë 5 kilogramë secila, me paketim të ndryshëm dhe me emërtime ku ishin përdorur shkronja dhe numra mbi paketim, gjithësej 300 kilogramë.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe automjetin në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë antikontrabanda vijon punën për për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›