Lëvizja pa viza e shqiptarëve vazhdon normalisht

Nga orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, në pikat e kalimit kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1 594 shtetas shqiptarë.
Në një njoftim të Policisë së Shtetit, nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente (16:30) është 367, ndërkohë që 37 persona janë kthyer.
- Nga pika e kalimit kufitar në Rinas, me pasaportë biometrike kanë kaluar 652 shtetas, dhe janë kthyer 2 persona.
- Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas shqiptarë, dhe janë kthyer 7.
- Në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas shqiptarë, dhe janë kthyer 42. (kalimet nga momenti i nisjes së tragetit)
- Përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës kanë lëvizur me pasaportë biometrike 39 shtetas, dhe janë kthyer 16.
- Në pikën e kalimit kufitar të Tre Urave kanë kaluar 23 shtetas dhe janë kthyer 2.
Lëvizja e lirë, pa viza, e qytetarëve Shqiptarë po vazhdon pa probleme, me ritëm normal, në të gjitha vendet e zonës Shengen, njofton Policia e Shtetit. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të së premtes kanë kaluar me pasaportë biometrike 2 350 shtetas shqiptarë.
2010-12-18 17:28
[