E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet vrasësi për hakmarrje

Zëdhënësja e policisë sqaron se Mirash Preka dyshohet të jetë ekzekutuar për hakmarrje.

"U arrit të identifikohet autori i dyshuar i kësaj vrasje, dhe u arrit të ekzekutohet urdhri i ndalimit i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Alfred Nikoll Gjergji, 32 vjeç, banues në Durrës", tha Katragjini.

Viktima Mirash Preka, gjashtë muaj më parë kishte vrarë me thikë në Greqi, vëllanë e vëllezërve Gjergji, me të cilin ai banonte në të njëjtën shtëpi. Vrasja kishte ndodhur teksa ai ishte në gjendje të dehur.

Mirash Preka u ekzekutua në afërsi të burgut 313, teksa kishte dalë për të bërë pazarin së bashku më bashkëshorten./Start/

                                                                                             2010-12-18 18:13
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›