E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës gjelbëron Lanën

Mbjellja e 510 pemëve të llojit rrap pasojnë procesin e sistemimit të shtratit të lumit, në segmentin nga shkolla teknologjike deri ne Unazën e Re, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së mjedisit për banoret që jetojnë përgjatë këtij segmenti.

"Ne kemi hyrë në një fazë tjetër, duke nisur me mbjelljen e disa qindra pemëve që janë pjesa e parë e punës për ta shndërruar gjithë këtë zonë në një park linear, i cili do të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit", theksoi Rama.

Sipas planit te ri rregullues, ky segment i Lanës është planifikuar ndryshe nga pjesa që i paraprin, pasi në të nuk do të ketë rrugë kalimi për automjetet, por vetëm në shërbim të këmbësorëve dhe komunitetit që jeton aty pranë.

                                                                                             2010-12-18 16:53
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›