E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dik Marti Haxhinasto: Akuzat kundër paqes në rajon

TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se akuzat për trafik organesh Shqipëri-Kosovë të paraqitura në raportin e Dik Martit nuk kontribuojnë paska në paqen dhe integrimit të rajonit të Ballkanit ne Bashkimin Europian.
Haxhinasto u shpreh sot për mediat se raporte si ai i deputetti zvicerian që mori miratimin unanim nga Komisioni për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk duhet të paraqiten më pasi janë kundër paqësimit të kombeve.

Pak dite më parë, Dik Marti, anëtari për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës prezantoi Raportin e tij ku thuhej se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci akuzohet për përfshirje të tij dhe pjesëtarëve të ish-UCK-së në trafikim me organet njerëzore.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera  Deputetët shqiptarë në KiE: Do kërkojmë shpjegime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›