E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrje për borxhe, lirohet pengu

Shkaku i pengmarrjes së shtetasit Nazmi Pepa ishte një borxh prej 30 mijë eurosh që ky i fundit i kishte pengmarrësve. Pengmarrësit janë 2 persona me mbiemrin Lika, të cilët pas një konfrontimi me pengun, e kanë futur këtë të fundit me forcë në automjet.

Pengmarrësit janë nisur drejt qytetit të Durrësit, ndërsa policia e kontaktuar menjëherë ka nisur ndjekjen e tyre. Sipas burimeve 32-vjeçari është futur në bagazhin e automjetit.

Pas postblloqeve të ngritura, policia arriti të ndalojë pengmarrësit dhe të lirojë viktimën.

                                                                                             2010-12-18 18:10
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›