E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarka, vendi më i shtrenjtë i BE-së, Bullgaria, më e lira

Danimarka është vendi më i shtrenjtë për jetesë nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian, me çmime që arrijnë 141 për qind më shumë krahasuar me mesataren e BE-së, ndërsa Bullgaria është më e lira me 51 për qind më pak nga mesatarja. Sipas Institutit Europian të Statistikave, Eurostat, krahasimi i çmimeve të mallrave nga konsumimi i gjerë dhe shërbimet në vitin 2008 ka treguar se Irlanda është në vendin e dytë mes vendeve më të shtrenjta, me çmime të cilat janë 127 për qind më shumë krahasuar me mesataren e bllokut. Në listë pas Irlandës, vijnë Finlanda, Luksemburgu, Suedia dhe Gjermania e cila ka një nivel çmimesh 104 % më të lartë krahasuar me mesataren. Sipas raportit të Eurostat, çmime më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore sic janë: Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›