Ministrat e BE-së diskutojnë emigrimin e paligjshëm
Emigrimi i paligjshëm ka qenë tema kryesore e diskutimeve në takimin e ministrave të Brendshëm të mbajtur në Stokholm. Sipas komisionerit për drejtësinë në bllokun 27-anëtarësh, Zhak Barrot, Bashkimi Europian duhet të marrë sa më shpejt masat e duhura për mbrojtjen e personave, të cilët në vendet e tyre janë pre e persekutimeve politike. Barrot theksoi se të gjitha qeveritë duhet të sigurojnë azil politik për këta persona, pavarësisht paragjykimeve nga shumë vende anëtare të bllokut. Të dhënat flasin se çdo vit, mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore rrezikojnë jetët e tyre duke kaluar në mënyrë të paligjshme në nëpër shtetet e mesdheut në kërkim të një jete më të mirë. Sipas qeverisë greke, kufijtë e vendeve të bllokut të eurozonës nuk janë të sigurta sa i takon emigrimit të paligjshëm, megjithatë në bllok, ministrat e brenddshëm ranë dakord se Bashkimi Europian duhet të rrisë më tej bashkëpunimin me vendet e origjinës së emigracionit për zbutjen e masave ndëshkuese, sidomos sa u takon të përndjekurve politike. Në rast se do ti referoheshim të dhënave vendet me emigracion më të lartë në Europë janë Danimarka, Belgjika, Greqia dhe Britania e Madhe ku emigrantët përbëjnë 5-10 % të popullsisë.