Operacioni antidroge sekuestrohen 300 kg lende narkotike
Gjatë orëve të para të mëngjesit nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkpunim me antidrogën e Vlorës në sajë të punës së bërë për goditjen e trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike në vendin e quajtur “Kranë” është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Duralumini”. Si rezultat i këtij operacioni brenda automjetit (kamionçinë) tip Mercedes-Benz , i cili ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë janë gjetur të fshehura në karroceri, e cila ishte e modifikuar me dopio shtresë rreth 300 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa” e paketuar në pako 1 dhe 2 kilogramëshe, si dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi, Ermal Hito Ramaj, vjeç 22, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë. Realizimi i këtij operacioni u bë i mundur pas një pune 2 mujore të strukturave kundër narkotikëve e trafiqeve paligjshme të Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.