Bllokohet ligji i Arizonës për imigracionin
Gjykatësja në SHBA, Susan Bolton, lëshoi një vendim të përkohshëm gjyqësor, kundër dispozitave të ligjit në shtetin e Arizonës, që u kërkon forcave të rendit të kontrollojnë statusin e imigrantit për njerëz, për të cilët dyshojnë se ndodhen ilegalisht në Amerikë, kur ata i arrestojnë apo ndalojnë këta njerëz.
Gjykatësja gjithashtu shtyu një dispozitë tjetër që do tu kishte kërkuar imigrantëve të mbanin me vete gjithnjë dokumentet dhe një tjetër që ndalon imigrantët e paligjshëm që të kërkojnë punë në vende publike.
Ajo bllokoi një dispozitë të katërt që do të kishte lejuar arrestimet pa urdhrin e prokurorisë për të dyshuarit imigrantë ilegalë.
Gjykatësja tha se vendimi i përkohshëm ligjor do të mundësojë që çështjet e debatuara të përcaktohen në gjykatë.
Guvernatorja e Arizonës, Jana Brewer, tha se do të konsultohej me avokatët për një apelim të mundshëm.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që të dëgjohemi për këtë çështje dhe që populli i Arizonës të jetë i mbrojtur. Mendoj se është e rëndësishme që tu kujtojmë të gjithëve se sot, qeveria federale u çlirua nga gjykatat që të mos e bëjë detyrën e saj”, tha Brewer.