E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet nga bora veriu i vendit

Policia e Tiranës ka nisur prej orëve të mbrëmjes së djehsme zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të Partisë Socialiste.
Janë rreth 1200 forca të Policisë së Tiranës dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, në detyrë për të garantuar rendin dhe qetësinë si dhe sigurinë e institucioneve gjatë tubimit.
Burimet policore u shprehën se nuk ka informacione për tentative për të sulmuar institucionet shtetërore, siç ndodhi 1 vit më parë, por masat janë marrë që forcat të jenë të gatshme për çdo situatë.
Gjatë paradites nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në segmentin Ura e Lanës- Presidencë.
Tubimi është miratuar për t’u zhvilluar nga ora 10:30-14:00, në itinerarin Sheshi “Austria” para Selisë së Partisë Socialiste- Bulevadi Dëshmorët e Kombit, ndërsa tubuesit do të grumbullohen para Kryeministrisë.
Sipas burimeve të abcnews, vetëm nga Drejtoria e Policisë së Tiranës do të angazhohen 800 forca. Shërbimet e drejtorisë së qarkut do të mbajnë peshën kryesore, pasi do të jenë të angazhuar në kordonët para Kryeministrisë, si edhe në patrulla të lëvizshme në kryqëzimet apo zona të tjera për të parandaluar ndonjë ngjarje kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›