E Diel, 1 Nëntor 2026

Valentina Duka Kongresi i Lushnjes mori vendime te rendesishme

Historiana dhe zëvëndës dekania e Fakultetit të historisë dhe Filologjisë, Valentina Duka, e ftuar në studion e Abc news, me rastin e 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjes. Duka e cilësoi këtë ngjarje nga më të rëndësishmet për historinë e vendit, pas Kuvendit të Vlorës, që përcaktoi Pavarësinë. Sipas saj, ky Kongres rikonfirmoi Pavarësinë dhe përcaktoi mënyrën se si do të qeverisej Shqipëria e pavarur. Hiostoriania sqaroi se Kongresi u mbajt pikërisht në Lushnje për arsye, se në atë kohë qytetet e tjera të mëdha ishin ende të pushtuara.
Në Kongresin e Lushnjës u morën 4 vendime të rëndësishme për përcaktimin e kufinjve që kemi sot- nënvizoi Duka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›