Bllokohet një nga tragetet e linjës Vlorë-Brindisi
Pas problemit të prezantuar nga përfaqësuesi juridik i tragetit "Veronica Lines", se Kapitaneria e Portit po e pengon në mënyrë të jashtëligjshme, shefi i Kapitanerisë së Portit të Vlorës, Anastas Goga, ka deklaruar se trageti Veronika Lines nuk ka më leje që të ushtrojë aktivitetin, pasi në bazë të ligjit atij i pezullohet leja, pasi për më shumë se 3 ditë nuk ka ushtruar aktivitetin e tij në transportin detar të pasagjerëve. Ne jemi normalisht në dijeni të këtij problemi dhe Kapitaneria e Portit në këtë rast po zbaton vetëm ligjin. Trageti "Veronika Lines" u ankorua në kalatën e Portit të Vlorës më 31 dhjetor, ndërsa vinte nga kantieri. Ne ishim të gatshëm të kryenim dhe inspektimet përkatëse për të mos e penguar, por fakti që nuk kishte plotësuar dokumentet ne nuk mund ta lejonim duke shkelur ligjin. Edhe dje trageti ka qëndruar në radë dhe nuk është lejuar të niset.