E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha, 2 javë në terr

OST deklaroi dje se në linjën 110 kv Bushat-Lezhë, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave kanë dalë jashtë funksionit tetë shtylla të tensionit të lartë. Për pasojë, qyteti i Lezhës dhe rrethinat e saj, po furnizohen me energji elektrike nga linja Laç-Lezhë. Nga kjo mësohet se, avaria e ndodhur në shtyllat e tensionit të lartë, do të sjellë kufizime të pjesshme të energjisë elektrike në qytetin e Lezhës dhe rrethinat e saj. Shtyllat e rrëzuara nga moti i keq do të zëvendësohen me shtylla të reja, proces ky që do të zgjasë dy javë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›