Sarandë, çdo ditë largohen 700 emigrantë
Qysh në ditët e para të janarit ka nisur kthimi i emigrantëve për në vendet e tyre të punës. Në biletaritë e shoqërive detare të lundrimit në territorin e Portit të Sarandës, janë prerë biletat e para të lundrimit drejt Korfuzit, si stacion i parë i udhëtimit të emigrantëve tanë drejt qyteteve të tjera të Greqisë apo Italisë etj. Pas festimeve të fundvitit me familjarët dhe miqtë në Sarandë, Delvinë e rrethinat e tyre, emigrantët e parë i janë drejtuar këto ditë terminalit të udhëtarëve në Portin e Sarandës. Shoqëria "Fenikas" ka qenë qysh prej 2 janarit në dispozicion të tyre me tragetet e saj. Andrea Qirjako, një prej pronarëve të saj, ka vërejtur se fluksi i të ardhurve dhjetorin e 2008-ës ka qenë më i vogël, krahasuar me vitet e tjera. Duke nisur nga 2 janari ka nisur kthimi i tyre për në vendet e punës. Mesatarisht në 70 vetë arrin numri i atyre që kanë lundruar në drejtim të Korfuzit, disa prej të cilëve edhe me automjetet e tyre private, që e mundëson shoqëria "Fenikas", me tragetin "Kaliopi".
Disa herë më të shumta në numër kanë qenë kthimet nga pikëkalimi kufitar i Qafë-Botës. Në tri ditët e para të vitit në regjistrat e kësaj pike kalimi është shënuar largimi i 1000 emigrantëve dhe 230 automjeteve private. Tri shoqëritë e transportit të udhëtarëve me autobusë të linjës Sarandë-Athinë: "Joni", "Ahmeti Travel" dhe "ParmaSaralb", gjithashtu thanë se kanë nisur të punojnë me kapacitet të plotë prej mëngjesit të 1 janarit, duke kryer dy udhëtime në ditë. Numri i udhëtarëve që kanë marrë këto linja në tri ditë, llogaritet në rreth njëmijë vetë.