E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet protesta e banorëve të Dukatit kundër Bollanos

Shumë banorë nga zona e Dukatit në Vlorë të cilët ishin nisur drejt Himarës për të zhvilluar një protestë kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, janë bllokuar nga policia.

Kështu deklaroi korrespodenti ynë në Vlorë për “Ora News”, ndërsa theksoi se kjo protestë u mbyll në “Qafën e Llogarasë”. Marshimi paqësorë i banorëve të komunave të bregdetit ka ardhur si reagim ndaj qëndrimeve të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, pasi në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës është shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra të tjera të Labërisë janë me ndërgjegje kombëtare greke.
 

Më tej, protestuesit janë shprehur të bindur se protestat e tyre nuk do të ndalen këtu dhe se do të vijojnë me te njëjtën intesitet në ditët në vijim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›