Balla: Shteti është njësuar me pushtetin
Shteti është njësuar me pushtetin dhe për këtë, fajin e ka Saliu, ku në 2009 vodhi Shqipërinë për të vjedhur shqiptarët. Në vijim të akuzave të drejtëpërdrejta nga selia rozë, deputeti Taulant Balla shtoi se bilanci i sigurisë në vend është tragjik.
“Si mund të luftojë korrupsionin ky shtet ku në krye të policisë qëndron një njëri i akuzuar për implikim në skandalin me të madh korruptiv të shitjes së naftës “Virgin”.
Ne kërkojmë dorëheqjen ministrit Basha, pasi 8 jetët e humbur në dy ditë janë për faj të tij, tha më tej Balla.