E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet skafi me drogë Shqipëri-Itali

Mjeti lundrues është konstatuar nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare Durrës në det të hapur. Menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit u morën masa dhe u përforcuan shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare duke vënë në lëvizje efektivat e Drejtorive Rajonale të Policisë Kufitare Durrës dhe Vlorë.

Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e Delta Forcës, si dhe mjetet e Guardia di Finanzia në Vlorë dhe në Durrës, në bordin e të cilëve janë të dislokuar dhe punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje. 

Si rezultat i këtij koordinimi e bashkëpunimi, nga autoritetet policore italiane u bë e mundur që rreth orës 00.45’ në Bari, të bllokohej një mjet lundrues varkë me gjatësi 5 metra me motor 80 kuaj fuqi, në bordin e së cilës u gjendën 431 kg kanabis sativa. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, ndërkohë që komanda e Guardia di Finazia ka shprehur vlerësimet maksimale për këtë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet policive të të dy vendeve.

Autoritetet policore Italiane gjatë natës së mbrëmshme në vijim të kontrolleve të kryera bllokuan në zonën Marina di Novalie në afërsi të ishujve jonianë dhe një mjet lundrues gomone me gjatësi 12 metra me dy motorë me nga 250 kuaj fuqi, e cila kishte realizuar transport klandestinësh nga Greqia, si dhe kapën një skafist grek. /Start/

                                                                                             2011-05-15 08:31
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›