E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistet, dy vjet stazh nese ngelin

Studentet nuk do te jene te vetmit qe do te aplikojne stazhin, por nje gje e tille do te vleje edhe per gjimnazistet. Sipas Ministrise se Arsimit, nese nxenesit e vitit te pare te gjimnazit, kane 3 ose me shume lende ngelese, nuk do ta riperserisin ate, por do te kalojne ne stazh. Keshtu, nese nxenesit qe mbarojne sivjet vitin e pare te gjimnazit, ngelin, atehere ata nuk do te perserisin vitin. Ata do te bejne nje vit stazh dhe me pas do te bejne edhe nje vit tjeter "pushim" deri sa brezi qe fillon sistemin real 9-vjecar kete ne vitin tjeter shkollor, te hyje ne vit te dyte. Pra, mbetesit e sivjetme te vitit te pare gjimnaz do te vazhdojne shkollen e mesme pas dy vitesh, kur nxenesit qe do t'i nenshtrohen risise se arsimit 9-vjecar per here te pare te jene ne vit te dyte. Megjithate, sipas udhezimit te Ministrit te Arsimit dhe Shkences, eshte caktuar ne sezon, kur do te japin provimet mbetesit aktuale, dhe ka mundesi qe periudha 10-25 prill 2009, te vleje edhe per vitet e tjera. Megjithate, udhezimet do te dalin me vone. Pavaresisht se nje udhezim i tille ka shkaktuar shume polemika, do te jene paksa me fat te gjithe nxenesit te cilet gjate vitit te kaluar nuk kane mundur te shpallen kalues ne provimet e lirimit. Nje udhezim i tille u jep atyre te drejten per te vazhduar studimet e arsimit 9-vjecar. Sipas specialistit te Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi, kjo kategori nxenesish perfiton ne kuader te kalimit te sistemit nga 8-vjecar ne ate 9-vjecar. "Udhezimi u jep shpresa nxenesve te klases se tete qe nuk jane shpallur kalues ne provimet e lirimit gjate vitit te kaluar. Ata mund te vazhdojne normalisht klasen e nente gjate vitit shkollor 2008-2009", thote Mesi. Sipas tij, ata do te mund te ndjekin klasen e 9-te dhe t'i japin serish provimet e lirimit bashke me gjithe te tjeret. Nese ata mesojne, shanset per t'i marre keto provime jane te njejta me te atyre qe vitin e ardhshem perfundojne klasen e nente. "Nxenesit qe do te rezultojne kalues ne provimet e mbartura do te regjistrohen ne klasen e X-te, qe me strukturen e re te ketij viti shkollor do te jete viti i pare i shkolles se mesme. Nxenesit, qe serish do te rezultojne mbetes, mund te kalojne per te kryer shkollen e mesme ne sistemin e shkollave me kohe te shkurtuar", thote udhezimi. Pra, duket se masat e marra nga MASH per ngritjen e nivelit te provimeve ne shkollat me korrespondence te shkojne kot. Nese nxenesit qe pranohen ne shkollat e nates do te jene aq te dobet sa per te mos marre edhe provimet e lirimit, besueshmeria e provimeve te shkolles se mesme me korrespondence eshte shume e ulet.

"Mature Lirimi" per sistemin real 9-vjecar

Me futjen e sistemit 9-vjecar do te reformohet edhe sistemi i provimeve e lirimit. Ajo do te quhet ndryshe "Matura e Lirimit". Kjo, sepse provimet do te funksionojne njelloj si ato te matures ne procedura. Ky proces pritet te shtrihet jashte kuadrit te pranimit te studenteve apo edhe kualifikimit te mesuesve. Nje grup specialistesh te arsimit baze i ka kerkuar ministrit te Arsimit dhe Shkences qe te kete "Mature Lirimi" per nxenesit qe do te mbarojne arsimin e detyrueshem.

Korrespondenca, me shume sezone provimesh

Drejtoret e shkollave me korrespondence, te cilat tashme mund te behen edhe "strehe" e nxenesve qe rezultojne mbetes mbi dy here, kane kerkuar rritjen e masave per filtrimin e me te dobeteve. Keshtu, ata kane kerkuar qe provimet te behen jo ne dy sezone. Shkak per nje kerkese te tille behet niveli shume i dobet e nxenesve qe mesojne ne keto shkolla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›