Bllokohet teleferiku i malit të Dajtit, drejtuesit: S'ka njerëz në kabina, vetëm në bazë

Tiranë, 22 janar NOA – Bllokohet teleferiku në
malin e Dajtit duke lënë në pritje disa qytetarë prej dy orësh. Shkak dyshohet të jetë mungesa e energjisë
elektrike apo tensioni i ulët gjë e cila ende nuk është konfirmuar.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur një
kabinat e teleferikut ishin nisur nga Dajti për të transportuar në zbritje
qytetarët, por papritur ato kanë ndaluar ecjen.
Një qytetare bëri të ditur se ndodhej në
kabinën e sapo nisur bashkë me pesë persona të tjerë kur ecja ka ndaluar.
Ajo ka parë edhe dy kabina të tjera para saj të
cilat ndodheshin shumë larg bazës së nisjes në pamundësi për të zbritur ndryshe
nga kabina e sapo nisur kur personat kanë dalë nga kabina.
Sipas qytetares janë tre kabina që ndodhen në
ajër me persona të cilët nuk mund të lëvizin.
Ndërkohë në pritje për të zbritur janë rreth
50 persona të cilët presin të zbresin pjesa dërrmuese gjimnazistë.
Por ndryshe nga qytetarja që dha alarmin,
drejtuesi i teleferikut, Durim Hakranaj ka deklaruar se është thjesht një
defekt dhe se qytetarët nuk janë në kabina por ndodhen në pritje.
Ai ka mohuar se në kabina ndodhen njerëz duke
thënë se ato janë bosh dhe se në bazë ndodhen vetëm 29 persona të cilët janë në
kushte komode.
Sipas drejtuesit të teleferikut është djegur
një siguresë për shkak të një rrufeje dhe po punohet për riparimin e defektit.
Durim Hakranaj deklaroi se personat dëshirojnë
vetë të zbresin me teleferik duke pritur riparimin e defektit pasi "dajti
ecpres"u ka vënë në dispozicion furgonë për të zbritur nga Dajti.
k.k/NOA