E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy të kërkuar për dezertim dhe prishje qetësie publike

Durrës, 23 janar, NOA – Forcat e policisë së
Durrësit kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e dy personave të shpallur në kërkim.
Ata kanë Shkëlzen Hasani, 21-vjç, banues në Fushë-Krujë dhe Marjoglen Miçi, 26-vjç,
banues në Sukth të Durrësit. Mësohet se personi i parë i ndaluar ishte dënuar
nga gjykata e Durrësit me vendimin e  datës
17.12.2009 me 7 muaj burg për veprën penale të dezertimit nga ushtria.

Ndërsa personi i dytë i ndaluar ka patur një
ndryshim vendimi të gjykatës nga "Detyrim paraqitje"në "Arrest në burg"për veprat
penale të prishjes së qetësisë publike dhe mbajtjes pa leje të armëve e
municioneve luftarake"pasi në qendër të fshatit Sukth ka qëlluar në ajër me
armë zjarri.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›