E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të largohet drejt Italisë, kapet në Portin e Durrësit i kërkuari

Durrës, 22 janar
NOA – Një 18-vjçar i kërkuar për vjedhje është kapur dje nga policia teksa
tentonte të largohej drejt Italisë.

Shërbimet e
Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit kanë
arrestuar dje 18-vjçarin Leon Kina lindur dhe banues në Gradishtë të Lushnjes.
Adoleshenti u kap në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrësit në momentin
që ka paraqitur para punonjësve të Policisë Kufitare pasaportën me gjeneralitetet
e tij.

Leon Kina është
shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Lushnje, më datë 8 maj të vitit të
kaluar ka lëshuar urdhër ndalimi për të pasi akuzohet për veprën penale të
vjedhjes.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›