Operacioni “Emigranti"e “Shpërndarësi"sekuestron 24 kg kanabis, prangos 4 veta

Durrës, 23 janar, NOA – Në kuadrin e një
operacioni të koduar policor me emrin "Emigranti”, forcat policore të Durrësit
kanë mundur të sekuestrojnë një sasi prej 25 kilogramësh lënde narkotike e
llojit kanabis sativa.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA,
duke shtuar më tej se janë arrestuar edhe tre persona të cilët ishin duke e
transportuar këtë lëndë narkotike.
Mësohet se ata janë Flamur Xeka, 32-vjç; Shkëlqim
Xaka, 27-vjç dhe Ernest Alia, 38-vjç; që të banues në Mamurras.
Sasia e lartpërmendur e lëndës narkotike u
sekuestrua nga agjentët e antidrogës në Portin e Durrësit, në një automjet që
po ankorohej në tragin e linjës Durrës-Bari.
Aksioni nisi pas mbërritjes së një telefonate në sallën operative të policisë,
se në makinën me targa të huaja ndodhej drogë.
Policia ndërmori aksionin, duke sekuestruar
sasinë e drogës e paketuar me letra natriban dhe mësohet se destinacioni i
drogës ishte tregu italian, nga ku edhe do të shpërndahej.
Ndërsa në kuadër të operacionit "Shpërndarësi",
zhvilluar po dje nga forcat e policisë së Durrësit, u arrestua edhe 43-vjçari Besnik
Domi, banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet
dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 693.4 gr bimë narkotike
kanabis sativa.
n.e/NOA