E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy persona në kërkim për vrasje e falsifikim dokumentash

Gjirokastër, 23 janar, NOA – Forcat e policisë
që qarkut të Gjirokastrës kanë mundësuar kapjen e dy personave të shpallur në
kërkim për vepra të ndryshme penale. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke
sqaruar se i ndaluari i parë është 21-vjçari Arlind Mço, lindur dhe banues në
Memaliaj, për veprën penale të "Vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim  mbetur në tentativë”. Mësohet se gjatë momentit të kapjes së këtij
personi. ai po lëvizte në një rrugicë të Tepelenës. 

Ai është ndaluar pasi më datën 29.09.2009, së
bashku me djalin e xhaxhait të tij shtetasin Mandi Mço , kanë debatuar me S.P,
rreth 30 vjç, po nga Memaliaji , për motive të dobëta .

Më pas, ai  ka shkuar në shtëpi ku ka marrë një kallashnikov,
të cilin e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të S.P, rreth 20 plumba
duke e plagosur në këmbë por pa rrezik për jetën dhe kjo pasi S.P, i kishte
ngacmuar motrën Arlind Mços.

Ndërsa personi i dytë i ndaluar mësohet të jetë
64-vjçari Spiro Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është kapur në pikën
kufitare të Kakavijës.

Ai ishte person i shpallur në kërkim nga policia
pasi është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg për veprën penale të "Falsifikimit
të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Ky person ka falsifikuar një çertifikatë për
një të afërmin e vet duke vendosur vulë falco të ambasadës sonë në Athinë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›